“Doshi”, arrest me burg për Durim Bamin

06/03/2015 00:00

Nën masa të rrepta sigure, Durim Bami është sjellë paraditen e së premtes në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Renda, ku i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca e drejtuar nga gjyqtari Sandër Simoni është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Bami, mbi të cilin tashmë është ngritur akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë seancës gjyqësore.

Nga ana e tij, avokati mbrojtës, Ilir Murati e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij dhe ka kërkuar lirimin e klientit, por Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar “arrest me burg” ndaj personit të dyshuar se do të ekzekutonte deputetin Tom Doshi.

Top Channel