Kina rrit buxhetin për ushtrinë

06/03/2015 00:00

Kina ka vendosur ta rrisë sërish buxhetin ushtarak, dëshmia më e fundit e
ambicjeve të saj për te demonstruar forcen jo vetëm në planin ekonomik.
Lëvizja shqetëson fqinjët ndërsa shteti komunist është shfaqur kohët e
fundit gjithmonë e më i vetëdijshëm e agresiv në vendimmarrje.

Kina po investon prej disa vitesh shuma marramendëse ne modernizimin e ushtrisë dhe perballe reagimeve nga jashte, nxjerr vazhdimisht si argument faktin qe Shtetet e Bashkuara shpenzojne shumë më tepër për armatimet. Ekspertet mendojne se Pekini ende e ndien veten inferior ushtarakisht. Vërtet Kina me 2,1 milionë ushtarë ka si numër ushtrinë më të madhe në botë, ka aviacionin ushtarak më të madh në Azi dhe posedon raketa interkontinentale me pajisje atomike, që mund të arrijnë edhe SHBA-në.

Por Pekini nuk synon vetëm mbrojtjen e vendit. Ai ka si qëllim edhe ruajtjen ofensive të sferave të interesit. Ndaj lidershipi kinez në radhë të parë do të investojë për armët ofensive, në mënyrë që të mund t’i fitojë shpejt konfliktet rajonale. Sa u përket aeroplanmbajtëseve, kombi krenar deri tani ka vetëm një të vetme, një model të ristrukturuar nga Ukraina.

Trendi i nje armatosjeje te fuqishme po vihet re sidoqofte ne mbare Azine. Te njejten rruge me kine jane duke e ndjekur edhe Japonia, Filipinet, Indonezia, Vietnami: në fakt pothuajse të gjithë, shtojne ekspertet teksa kujtojne se potencial konflikti, ka me bollëk, sidomos kur flitet per ishuj më shumë të pabanuar, për të cilat vazhdimisht hedhin benzinë në zjarr forcat nacionaliste.

Top Channel