Aktori amerikan Harrison Ford  ka mbetur i plagosur ditën e enjte në një aksident ajror në Los Angeles.

Mediat amerikane shkruajnë se avioni që ai po pilotonte është rrëzuar në një fushë golfi në Venice, pranë aeroportit të Santa Monica-s, në Los Angeles.

Në raportimet e para u tha se Harrison Ford ishte në gjendje të rëndë për jetën, por më pas burime të tjera sqaruan se gjendja e tij nuk ishte shqetësuese, megjithëse ka marrë plagë serioze në disa pjesë të trupit.

Momenti kur avioni i Luftës së Dytë Botërore që drejtonte aktori 72-vjeçar rrëzohet në fushën e golfit është kapur nga një kamera amatore.

Nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë një avari në motor. Sipas ekspertëve, manovra e uljes e aktorit ka qenë prej profesionisti dhe i ka shpëtuar jetën atij.

Top Channel