Rama jep dëshminë në Prokurori: Hetimet ta zbardhin historinë e shëmtuar

06/03/2015 00:00

Pasi doli nga Prokuroria, Kryeministri Edi Rama Edi Rama tha se vetëm
një hetim i plotë dhe nxjerrja e përgjegjësive ligjore për këdoqoftë
është rruga e vetme për të çliruar publikun dhe politikën nga makthi i
kësaj historie.

Koha kur Kryeministri i Shqipërisë, e trajtonte Prokurorinë, si ushqim për qentë, ka mbaruar me 23 qershorit 2013, – tha Rama. – Uroj që ftesa për të ardhur sot këtu të jetë shprehje e vullnetit të Prokurorisë për ta zbardhur plotësisht të vërtetën e kësaj historie të shëmtuar.

“Publiku është marrë pëng në këtë histori me personazhe politike, me gangsterë, të cilët aktrojnë në bazë të një skenari që pas serisë të djeshme në Parlament ka vendosur në rolin e protagonistit kryesor të filmit edhe ish-Kryeministrin. Çfarëdo të themi, mbeten fjalë dhe shqiptarët janë ë mbingopur me fjalë. Vetëm hetimi i plotë dhe nxjerrja e përgjegjësive ligjore të kujtdoqoftë mund ta çlirojnë edhe publikun, por edhe politikën. Unë besoj se e gjithë kjo shëmti e turpshme mund të kthehet në një mirësi për publikun dhe për politikën dhe nxjerr fajtorët që duhet të përgjigjen ligjërisht. Kjo histori e shëmtuar nuk mund të mbarojë si një film dhe jeta politike e shqiptarëve nuk mund të vazhdojë më tutje nga filmi në film”, tha Rama.

Top Channel