Në Magaluf ndalohet alkooli në rrugë

06/03/2015 00:00

Autoritetet spanjolle në Magaluf vendosën ndalimin e alkoolit në publik, pas bërjes publike të një videoje ku një femër britanike kryen seks oral me 24 meshkuj.

Ndalimi i alkoolit në njërin prej ishujve më të vizituar të Majorkës hyn në fuqi më datë 1 maj dhe do të prekë të gjithë turistët që planifikojnë të vizitojnë këtë ishull në muajt e verës.

Në bazë të rregullit të ri, policia vendase ka të drejtë që t’u konfiskojë pijet alkoolike të gjithë personave në rrugë nga ora 22:00 deri në orën 08:00.

Gjithashtu, lokaleve të natës do t’u ndalohet promovimi i lojërave seksuale dhe nuk u lejohet shërbimi i alkoolit për më shumë se 20 vetë nga ora 20:00 deri në mesnatë. Po ashtu shitoreve u ndalohet shitja e alkoolit pas mesnatës.

Masat kanë ngjallur edhe kundërshtarë, sidomos mes bizneseve që thonë se do të preket aktiviteti i tyre.

Verën e vitit të kaluar, Magalufi ishte qendër e skandaleve dhe shfrenimeve të njëpasnjëshme seksuale, ku më i rëndi u cilësua ai i një 21-vjeçareje nga Irlanda e Veriut, e cila ‘u ofroi’ seks oral 24 meshkujve në këmbim të një pijeje.

Top Channel