Legalizimet, Rama në Lushnje: Të vendosur ta çojmë procesin deri në fund

06/03/2015 00:00

Pas dëshmisë së dhënë për çështjen “Doshi” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer axhendës së tij dhe ka udhëtuar drejt Lushnjes për të shpërndarë certifikata të legalizimit për banorë që kanë ngritur shtëpitë e tyre në zona informale.

Në fjalën para banorëve që përfitojnë certifikatat e legalizimeve falas për banesat e tyre, Kryeministri ritheksoi vendosmërinë e qeverisë për ta çuar deri në fund procesin dhe për të formalizuar të gjitha zonat informale në mbarë vendin.

Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për prishje selektive, kur tha se “në asnjë aksion nuk janë kryer prishje të tilla”.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se në procesin e legalizimit synimi është përfshirja e sa më shumë objekteve.

Në 10 muajt e fundit, në Lushnje janë legalizuar 590 objekte.

Top Channel