Shqipëria në Europianin e peshëngritjes, përfaqësohet nga Qerimaj dhe Brahja

06/03/2015 00:00

Në kohën kur ende nuk dihet e ardhmja e peshëngritësve shqiptarë të cilët rezultuan pozitivë në Botërorin e Kazakistanit, një lajm i mirë për kombëtaren tonë vjen nga Federata Europiane.

Institucioni më i lartë i këtij sporti në kontinent, ka bërë një hap prapa dhe ka pranuar që Shqipëria të ketë përfaqësuesit e saj në Tbilis.

Në faqen zyrtare të kësaj Federate, vërehet se Shqiponja Brahja në 48 kg dhe Erkand Qerimaj në 77 kg do të jenë dy peshëngritësit e vetëm shqiptarë që do të kemi në Europianin e prillit që do të organizohet në Gjeorgji.

Pak ditë më parë, Top Channel publikoi një mail të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Europiane, Hasan Akush, ku thuhej se ne rrezikonim pjesëmarrjen pasi Federata Shqiptare ishte kujtuar shumë vonë për të regjistruar sportistët në Europian.  

Top Channel