Rama e Basha ‘përplasje’ në Facebook

06/03/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim të shkurtër në Facebook ndaj deklaratës me akuza të bëra ndaj tij nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

“Kreu i arratisur i Bashkisë së Tiranës është një figurant i pashpresë në një film që po mbaron”, është shprehur Rama në profilin e tij.

Në vlerësimin e shefit të ekzekutivit, “kryebashkiaku është drejtor i Shtëpisë së Oficerëve të Saliut”.

Nuk ka vonuar pak se pas kësaj ka reaguar sërish në Facebook kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Ndersa afron perballja me qytetaret e Tiranes te cileve ju ka dhuruar si kryebashkiak beton dhe si kryeminister tritol, varferi dhe papunesi, Edi Rama ka humbur logjiken dhe sillet si i semuri ne dhomen e izolimit. Keqardhje per ty zoti kryeminister qe perveçse i paafte, je kthyer dhe ne nje klloun qe vjen verdalle neper Shqiperi pa e ditur ç’ben dhe ç’flet. Sa per skenaret e krimit ku je perfshire here si regjizor e here si bashkepunetor, do vije ora e te vertetes”, shkruan Basha.

Top Channel