Greqia ka shlyer këstin e parë të një kredie te marre nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar prej 310 milionë eurosh nga shuma e pergjithshme prej 1.5
miliardë euro qe duhet te paguaje me 13, 16 dhe 20 mars.

Megjithese Athina zyrtare deklaron se do te jete korrekte ne pagesat e saj, burime mediatike bejne me dije se ekziston nje gjendje alarmi persa i perket mungeses se konsiderueshme te likuiditetit bankar, nje asfiksi financiare qe mund te kete pasoja politike.

Nga ana e tij, Guvernatori i Bankes se Greqise pas nje takimi me Kryeministrin grek ka deklaruar se ka asnjë problem me bankat apo depozitat.

“Ka mbështetje të plotë për bankat greke, nuk ka absolutisht asnjë rrezik. Bankat janë kapitalizuar në mënyrë adekuate, dhe likuiditeti i tyre është e sigurt, kështu që nuk ka asnjë problem me depozitat, absolutisht ne çdo gje”, tha Jannis Stoyrnaras, Guvernator i Bankes Greke.

Perveç pasigurise se ku do te gjeje parate per te shlyer borxhet, Qeveria Tsipras ka konstatuar edhe nje renie te madhe te te ardhurave nga mbledhja e taksave dhe ka shpallur bonuse te konsiderueshme per ata qe do te paguajne brenda afateve kohore. Por Athines i duhen 4.5 miliardë euro te tjera per te paguar rrogat dhe pensionet e ketij muaji te cilat nuk dihen se nga do te gjenden, pasi ndihma nga huadhënësit mbetet e ngrirë derisa të përfundojnë reformat e premtuara per t’u realizuar.

Duke ju pergjigjur zerave qe paralajmerojne daljen e Greqise nga zona e monedhes se perbashket per arsye te mungese se likuiditetit Kryeministri grek Tsipras ne nje interviste per revisten gjermane ‘Der Spigel’, qe publikohet te shtunen deklaron se: “Unë nuk dua Grexit, unë dua Europën, por BQE me veprimet e saj i ka vene nje lak Greqise ne fyt duke i mbyllur rubinetin e financimit”.

Athina ka dërguar një listë të përditësuar të reformave oret e fundit në Bruksel përpara një takimi të ministrave të Financave të zonës se euros diten e hene me masat për të luftuar evazionin fiskal dhe burokracinë, duke lehtësuar shlyerjen e taksave dhe pagesat e pensioneve te prapambetura. Sipas ministrit gjerman te Financave ne se Greqia zbaton shpejt reformat mund te marre para afatit kestin e ndihmes prej 7.1 miliardë euro qe do t’i jape vendit nje frymemarrje disamujore.

Top Channel