TAP, ndihma për familjet e komunitetit rom të përfshira nga përmbytja

06/03/2015 00:00

Projekti TAP, nëpërmjet organizatës së tij, u ka ardhur sot në ndihmë familjeve të komunitetit rom në fshatin Moravë të rrethit të Beratit, të cilët u përfshinë nga përmbytjet e muajit shkurt.

Ditën e sotme, në bashkëpunim me degën e Kryqit të Kuq Berat, është bërë shpërndarja e ndihmave në fshatin Moravë të komunës Otllak.

Plot 160 familje të komunitetit rom u ndihmuan me ndihma në ushqime dhe batanije, ndërkohë që TAP, gazsjellës që do të shtrihet dhe në Qarkun e Beratit, pritet të jetë financues edhe i një sërë projektesh në këtë zonë.

Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq dega Berat, Tatjana Toska u shpreh se kjo ndihmë është në vijim të ndihmave që janë shpërndarë për familjet e përmbytura në këtë zonë.

Top Channel