Elbasan, konfiskohen 10 tonë miell me etiketa falso

06/03/2015 00:00

Agjentë të sektorit kundër krimit ekonomik në policinë e Elbasanit kanë realizuar një operacion të koduar me emrin “Amballazhimi”, përmes të cilit u godit një subjekt privat që tregtonte mallra ushqimore të falsifikuara.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar edhe një person, shtetasi Ferit Mana, në dyqanin e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan produkte mielli që mbanin etiketa të falsifikuara.

Sipas burimeve, konkretisht, në dyqanin “Mana Fabio” të personit të sipërpërmendur, në Prrenjas, u sekuestruan 10 tonë miell të amballazhuar në thasë me etiketë të huaj dhe me afat të kaluar skadimi, gati për t’u hedhur në tregun e Elbasanit.

Top Channel