Vlorë, tenton të vetëhelmohet një grua

06/03/2015 00:00

Një grua në Novoselë të Vlorës ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar një
sasi ilaçesh dhe duket se shkak është bërë gjendja e rënduar në të cilën ajo dhe familja e
saj jetonin.

Dhurata Laze, një prej banoreve të përmbytura nga moti i keq i fundit të janarit, ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës, ku po merr edhe ndihmën e parë.

Shkak për këtë situatë, familjarët thonë se është bërë dëmtimi material që i është shkaktuar nga përmbytja dhe mosmarrjes ende të dëmshpërblimit të përcaktuar.

Top Channel