Juglindja përfshihet nga bora, nuk ka probleme në rrugë

06/03/2015 00:00

Bora e pazakontë ka mbërritur edhe në juglindje të vendit ku reshjet
kanë qenë të dendura, por për shkak të temperaturës së lartë nuk kanë
sjellë probleme.

Reshjet e borës kanë nisur pas mesditës të së premtes, por edhe në zonat më të thella ato nuk kanë kaluar mbi 2 centimetra. Sipas të dhënave, pavarësisht borës situata në akset kryesore, por edhe ne rrugët e tjera ka qenë normale dhe pa probleme për qarkullimin e të gjitha automjeteve.

Në fshatrat malore të Dardhës e Voskopojës bora nuk i ka kaluar 3 centimetrat, ndërsa në të gjithë pjesën tjetër të qarkut nuk ka krijuar trashësi.

Top Channel