“Sy për sy”, Irani zbaton ligjin “sharia” duke verbuar agresorin

06/03/2015 00:00

Disa mjekë i kanë nxjerrë syrin një personi, në atë që shënohet si rasti i parë ku ndërmerret veprimi i shpagimit, pavarësisht dënimit të ashpër të grupeve të të drejtave të njeriut.

Një një aplikim fjalë për fjalë të ligjit “sharia”, ku thuhet ‘sy për sy’, një iraniani të dënuar se kishte verbuar dikë tjetër pas një sulmi me acid, i është verbuar njëri sy, duke regjistruar të parin akt të tillë ndëshkimor të ndërmarrë nga Irani.

Agresori i dënuar pas sulmit me acid, i cili nuk është identifikuar, është raportuar pa ndienja në burgun Rajai-Shahr të qytetit Karaj, gjatë së enjtes, pasi mjekët i nxorën syrin e majtë sipas gazetës pranë qeverisë, Hamshahri.

Mahmood Amiry-Moghaddam, nga instituti iranian i të drejtave të njeriut (IHR), apo një organizatë joqeveritare e pavarur me seli në Norvegji, e dënoi këtë verbim të tijin si një veprim barbar.

“Stafi mjekësor i cili ka bashkëpunuar me autoritetet iraniane në këtë akt kanë shkelur betimin e Hipokratit dhe nuk mund ta quajnë veten mjekë”, tha ai.

Personi në fjalë u shpall fajtor për hedhjen e acidit në fytyrën e viktimës së tij, sërish të paidentifikuar, 5 vjet më parë në qytetin Qom, duke e verbuar atë dhe duke e shpërfytyruar për gjithë jetën. Për pasojë është dënuar me detyrimin për t’u verbuar nga të dy sytë, për të paguar një gjobë përfshi edhe 10 vjet dënim me burg.

Top Channel