NASA, sonda “Dawn” futet në orbitën e Ceresit

06/03/2015 00:00

Sonda “Dawn” e agjencisë hapësinore amerikane NASA, ka mundur të zbresë në orbitën përreth Ceresit, objektit më të madh në Sistemin Diellor, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit. Një sinjal satelitor që konfirmonte vendndodhjen e saj u kap nga stacionet në terren rreth orës 14:36.

Ceres është i pari ndër planetët xhuxh që do të vizitohet nga një anije kozmike. Shkencëtarët shpresojnë të grumbullojnë sadopak informacion nga objekti, i cili mund të tregojë shumë në lidhje me fillesën e Sistemit tonë Diellor, rreth 4,5 miliardë vite më parë.

Sondës “Dawn” i janë dashur plot 7,5 vite për të arritur në destinacionin përfundimtar. Gjatë mbërritjes është vënë re që sonda të ketë kaluar nga pas planetit xhuxh, apo në anën e errët të saj.

Përgjatë muajit në vijim, kontrollorët do të rroturohen sërish përgjatë orbitës së saj, në mënyrë që të bëjë të mundur nisjen e fazës së parë të studimeve shkencore gjatë fundit të muajit prill.

Gjatë kësaj kohe, synimi është ta ulin progresivisht sondën deri në sipërfaqen e planetit xhuxh, pasi tani ajo ndodhet disa qindra kilometra mbi sipërfaqen e tij. Me t’u plotësuar kjo fazë, do të mund të sigurohen foto me rezolucion tepër të lartë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel