Tahiri në Facebook: Institucionet të flasin fort!

06/03/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është rikthyer çështjes “Doshi”, çështje për të cilën dëshmoi edhe në Prokurori paraditen e së enjtes.

Me anë të një postimi në Facebook, zoti Tahiri i bëri thirrje institucioneve që “të flasin fort që të mos dëgjohet zhurma e gjithkujt tjetër!”

“Qytetarët kanë të drejtë të besojnë se neveria e shkaktuar nga kjo rrëmujë, do të zhduket”, shkroi Tahiri.

Ministri i Brendshëm qëndroi në Prokurori për disa orë me radhë. Saimir Tahiri ka qenë edhe personi që ka qëndruar më gjatë duke dëshmuar. Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri tha për gazetarët: “Unë thashë gjithçka jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe. Ua thashë prokurorëve, duke shpresuar që kjo që bëj unë, që bëjmë ne të gjithë, është ndihma më e madhe për t’i dhënë kohën e duhur dhe mundësitë e duhura Prokurorisë që të bëjë hetime të plota dhe të zbardhë gjithçka lidhur me këtë ngjarje. Mua më vjen shumë keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë, po është koha për të lënë institucionin që të flasë.”

Top Channel