Vriten 13 udhëheqës të lartë të degës së al-Kaedës. SHBA: Nuk morëm pjesë në sulme

06/03/2015 00:00

Sulmet ajrore siriane i morën jetën 13 udhëheqësve të lartë të grupit terrorist të Frontit al-Nusra, duke përfshirë komandantin ushtarak të militantëve.

Abu Hamam al-Shami ishte mes viktimave të dy sulmeve ajrore të kryera ditën e enjte kundra al-Nusra, e cila është dega më e madhe e Alkaedës në Siri.

Operacioni special që u zhvillua në Hobait ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga forcat siriane për të shkatërruar zonat që janë kthyer në rezidenca të xhihadistëve. Ndërsa një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, deklaroi se avionët ushtarakë të tyre nuk ishin përfshirë në luftimet e fundit.

Më herët, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë të hartuar nga SHBA, që dënon përdorimin e klorit në Siri dhe lëndëve kimike, që krahas bombardimeve, janë kërcënim i madh për jetën e vendasve.

Top Channel