Vjedhja e të dhënave në SHBA, akuza mbi dy vietnamezë dhe një kanadez

07/03/2015 00:00

Dy shtetas vietnamezë dhe një kanadez janë akuzuar nga prokurorët amerikanë si të përfshirë në atë që ata e kanë quajtur, një nga shkeljet më të mëdha në histori të të dhënave në SHBA.

Mendohet se ata kanë vjedhur gati një miliardë adresa email-i. Gjithashtu ata kanë përdorur të dhënat e miliona njerëzve. Autoritetet amerikanë kanë thënë se shumica e vjedhjeve kanë ndodhur gjatë viteve 2009-2012.

Dokumentet e gjykatës nuk zbulojnë emrat e kompanive të cilat janë hakuar.

Qeveria pretendon se dy shtetasit vietnamezë kanë përdorur adresat e vjedhura të email-eve për të reklamuar produkte të rreme.

I pandehuri tjetër, kanadezi David-Manuel Santos Da Silva, është akuzuar për komplot për të kryer pastrim parash.

Top Channel