Forcat irakiane rimarrin al-Baghdadi-t me ndihmën e sulmeve ajrore

07/03/2015 00:00

Qyteti perëndimor i al-Baghdadi-t, i cili ishte nën kontrollin e militantëve Islamik që prej muajit të kaluar, është rimarrë nga forcat irakiane, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

Qyteti gjendet vetëm 8 kilometra nga një baze ajrore që strehon personelin ushtarak amerikan, militantët islamikë tentuan të sulmonin, por përpjekja e tyre dështoi.

Në një deklaratë të ushtrisë amerikane thuhej se forcat irakiane u vendosën në qytet menjëherë pas sulmeve “të sakta dhe  efektive” ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.  

Ndërkohë, veprimet e fundit të ISIS u dënuan gjerësisht ditën e premte, pasi filluan shkatërrimin me buldozerë të qytetit të lashtë asirian të Nimrudit në, Irakun Verior. Kreu i UNESCO-s  dënoi prishjen e qytetit, duke thënë se “shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore përbën krim lufte”. Gjithashtu edhe kreu i agjencisë Kulturore të OKB-së i dënoi këto veprime.

Top Channel