Elbasan, trafik me lëndët plasëse të ushtrisë, në pranga 53-vjeçari

07/03/2015 00:00

Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në drejtorinë e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë Ushtarake të Uzinës së Mjekësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Fatmir Zaim Lushaj, 53 vjeç me detyrë supervizor në Uzinën e Mjekësit.

53-vjeçarit, i lindur në Vlorë dhe banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Elbasanit, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 800 copë kapsolla plasëse detonatorë elektrikë e 600 copë kapsolla plasëse detonatorë me fitil.

Policia ushtroi një kontroll të imtësishëm në banesën e këtij shtetasi ku u gjetën 400 copë të tjera kapsolla plasëse detonatorë elektrike. Në total u sekuestruan 1200 kapsolla plasëse detonatorë elektrike dhe 600 copë kapsolla plasëse detonatorë me fitil.

Fatmir Lushaj akuzohet për veprat penale “trafikimi i lëndëve plasëse dhe eksplozivëve”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” si dhe “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Top Channel