Fier, dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e mitur, arrestohet 40-vjeçari

07/03/2015 00:00

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 40-vjeçar të akuzuar për dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

I prangosuri është shtetasti Krenar Tushe. Ai akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij 16-vjeçare.

Më herët, Gjykata e Fierit kishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje për ish-bashkëshorten e 40-vjeçarit, por që nuk e ka shpëtuar atë nga dhuna e Tushes.

40-vjeçari, për të cilin Policia e Fierit thotë se është person me precedentë penalë në të shkuarën, do të dalë përpara gjykatës me akuzën e dhunës në familje dhe shkelje të vendimeve të gjykatave.

Top Channel