Rusi, ndalohen dy persona për vrasjen e Nemtsov

07/03/2015 00:00

Autoritetet ruse njoftuan arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes së politikanit të opozitës, Boris Nemtsov disa ditë më parë.

Kreu i shërbimit të sigurisë federale (FSB) Alexander Botnikov tha se dy të ndaluarit janë identifikuar si Anzor Gubashev dhe Zaur Dadayev, që të dy nga Kaukazi. Ata mbahen prej disa ditësh dha Botnikov dhe se për këtë është njoftuar edhe Presidenti Putin, i cili menjëherë pas vrasjes së Nemtsov njoftoi marrjen personale të kontrollit të hetimeve.

Nemtsov u qëllua katër herë pas shpine në afërsi të Kremlinit më datë 27 mars, teksa ishte duke shëtitur më të dashurën e tij, një modele ukrainase. Ai njihej si një prej politikanëve më karizmatikë dhe kritikë të fortë të Putinit, sidomos për luftën në Ukrainë.

Në një intervistë të kohëve të fundit, ai kishte shprehur hapur kundërshtitë e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe për këtë më datë 1 mars kishte ftuar qytetarët për të protestuar kundër luftës. Por ekzekutimi i tij e ktheu protestën e 1 marsit në një marshim solidarizues nga mijëra rusë.

Zhanna ,vajza e 55-vjeçarit  tha për CNN se babai i saj vdiq si një hero dhe se autoritetet e vendit duhet të mbajnë përgjegjësi politike për vrasjen. Por ajo u shpreh se e kishte humbur besimin, pasi vrasja e Boris Nemtsov ka kaluar çdo kufi dhe njerëzit ndihen të frikësuar për të shprehur idetë e tyre që mund të jenë në kundërshtim me pushtetin.

Nga ana tjetër Putin e ka cilësuar vrasjen si një “provokim”, duke u zotuar që do të bëhet çdo gjë për të dënuar këtë akt të turpshëm dhe cinik sipas tij.

Vrasja e mbrëmjes së 27 shkurtit u dënua edhe nga liderët botërore.

Top Channel