Çështja ‘Doshi’, Prokuroria ftesë Berishës

07/03/2015 00:00

Prokuroria i dërgon ftesë zyrtare ish-Kryeministrit Sali Berisha që të
dëshmojë për çështjen “Doshi”, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Zyrtarisht, Berisha ftohet që të paraqitet në organin e akuzës të hënën në orën 09:00, për të dhënë deklaratat e tij, mbi këtë ngjarje që ka trazuar politikën shqiptare.

Ftesa për të dëshmuar ka mbërritur në Kuvend edhe për deputetin demokrat, Mhill Fufi, për të cilin deputeti Tom Doshi tha se ishte objektiv për t’u vrarë me urdhër të kryeparlamentarit Ilir Meta.

Në reagimin e vetëm të Fufit për këto deklarata, thuhej se atij nuk i ishte ofruar asnjë mbrojtje fizike.

Top Channel