Tahiri: Pse Berisha i shmanget Prokurorisë?!

07/03/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, nuk ka reaguar për akuzën ndaj tij në Prokurorinë e
Përgjithshme, por për ftesën që organi i akuzës i ka bërë
ish-Kryeministrit për të dëshmuar.

Ne kete postim, Saimir Tahiri ngre pyetjen: ‘Do paraqitet ne Prokurori ky trim qe ka 25 vjet qe hiqet si kreshniku i maleve dhe po kaq qe fshihet si mi?’

“PD vazhdon thellohet ne bashkefajesine per ngjarjen e provokuar nga akuza pa asnje baze e Tom Doshit. Une nuk ka pasur, nuk kam dhe nuk do te kem asnjehere problem te perballem me Partine Demokratike. Qofte ne prokurori, qofte edhe ne gjykate”, shkruan me tej ministri i Brendshem.

“Sot pyetja me vend eshte: Po Sali Berisha pse i shmanget fteses se Prokurorise?! Ky burre qe ka 25 vjet qe akuzon dhe pergojon gjithe dynjane; qe ka quajtur vrases dhe hajdut gjysmen e Shqiperise; qe ka lexuar me qindra here librin e shtepise se cdo kundershtari, nuk ka pasur kurre guximin te shkoje ne prokurori”, shkruan Saimir Tahiri per Sali Berishen, te cilit i kujton se u fsheh pas policise ne 21 janar.  

“Por kete here Saliu nuk mund te shmanget duke treguar perralla per kundershtaret dhe duke turrur oficeret e SHQUP-it me dosje qesharake drejt Prokurorise. Jo, kete here Sali Berisha duhet te provoje se nuk eshte sponsor i filmit te shemtuar!” shkruan ministri i Brendshëm.

Top Channel