Mendjet gjeniale të trafikantëve

07/03/2015 00:00

Trafikantët e drogës janë gjithmonë në kërkim të metodave të reja dhe të sofistikuara për t’i shpëtuar kontrolleve policore.

Një e tillë, jo fort e sofistikuar, por tejet origjinale mbërrin nga Shtetet e Bashkuara. Një patrullë policie u vu në ndjekje të një furgoni për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kur oficeri i policisë pyeti drejtuesin nëse kishte ndonjë lëndë ilegale në mjet, ai iu përgjigj negativisht. Oficeri nuk i besoi dhe i tha të qendronte i qetë sa të sillte një qen antidrogë për të nuhatur.

Në këtë moment, prej furgonit nisin fluturimin dy tollumbace pas të cilave ishte e lidhur një qese e vogël. Oficeri i policisë u përpoq të qëllonte tollumbacet, por nuk ia arriti.

Ai arrestoi drejtuesin e mjetit, por e vetmja provë ishin pamjet filmike të siguruara nga kamera e makinës së policisë dhe asgjë tjetër. Drejtuesi i mjetit mohon se po trafikonte drogë.

Rasti mund të krijojë një preçedent në drejtësinë amerikane, ku në mungesë të lëndës narkotike të sekuestruar dhe vetëm me pamjet filmike, vështirë se në gjykatë i ndaluari do të dalë fajtor.

Top Channel