SHBA, tjetër vrasje e adoleshentëve me ngjyrë

07/03/2015 00:00

Në Shtetet e Bashkuara është përsëritur skenari i vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë nga një oficer policie, këtë herë në qytetin Medison.

Pas një konflikti, oficeri i policisë u konfrontua fizikisht me Tony Robinson dhe më pas e qëlloi për vdekje me armë zjarri, treguan dëshmitarë nga vendngjarja, të cituar nga mediat amerikane.

19-vjeçari ishte i vetëm, i paarmatosur dhe kjo ka shkaktuar reagime të forta. Menjëherë pas vrasjes, banorët e qytetit kanë dalë në protesta kundër policisë.

Ekzekutimi i te riut ndodh në kohën kur në Shtetet e Bashkuara është hapur një debat i madh për racizmin, duke marrë shkas nga rastet e shumta të vrasjeve të adoleshentëve me ngjyrë nga policia.

Top Channel