PD: Tahiri po humb pushtetin e drogës dhe trafiqeve

07/03/2015 00:00

Partia Demokratike ka reaguar pasditen e së shtunës ndaj deklaratave të bëra në rrjetet sociale nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, partia e madhe e opozitës ka deklaruar se, deklaratat e Tahirit janë shenjat se atij dhe shefave të tij po u dalin lidhjet me krimin jashtë kontrollit.

“Shoferi i Shullazit, ministri i krimit që pret në zyrë të akuzuarit për vrasje, reagoi sot si frikacaku që po i rrëshqet nën këmbë pushteti i drogës dhe i trafiqeve. Ora e drejtesisë po vjen dhe Saimiri është i tmerruar. Nuk e shpëton dot Sajmen e krimit as Mili, as Dumi dhe as padrinot Rama-Meta në krye të Parlamentit dhe Qeverisë. Ora e së vërtetës, ora e përballjes me popullin po vjen”, thuhet në reagimin e PD.

Top Channel