Haxhinasto: Brenda marsit përfundon mbikalimi i Shkozetit

07/03/2015 00:00

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Edmond Haxhinasto ka inspektuar të shtunën punimet përfundimtare që po kryhen në mbikalimin e Shkozetit.

Bëhet fjalë për një vepër të rëndësishme rrugore, që lidh autostradën Tiranë-Durrës me bypass-in e qytetit bregdetar dhe akset kombëtare që shkojnë drejt Jugut.

Ministri kërkoi nga të gjitha kompanitë që po zbatojnë projekte të infrastrukturën rrugore të përshpejtojnë punimet dhe t’i mbyllin ato para sezonit turistik.

Mbikalimi në Shkozet është një investim prej 8 milionë eurosh dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjet e automjeteve në drejtim të jugut të vendit, si dhe shpërndajen e trafikut drejt Durrësit, Shijakut dhe Tiranës.

Top Channel