Primera, Ral Madrid dështon ndaj Bilbaos

07/03/2015 00:00

Stadiumi “San Mames” rezultoi fatal për Realin e Madridit. Skuadra e Ancelotti-t është mundur 1-0 në stadiumin e Atletikos së Bilbaos në javën e 26 të Primera Division.

Gjithçka u vendos nga goli i Aduriz në minutën e ‘26 të ndeshjes. Në hije ka qenë Cristiano Ronaldo në këtë ndeshje, ndërsa i vetmi që dukej se u përpoq deri në fund duke goditur edhe shtyllën ishte Gareth Bale.

Por megjithatë, askush nuk mundi që ta shpëtonte skuadrën nga humbja. Ky rezultat gëzon padyshim Barcelonën që lufton për të marrë kreun.

Top Channel