Berat, besimtarët ortodoksë në protestë

08/03/2015 00:00

Besimtarët ortodoksë në Berat kanë zhvilluar një protestë te Katedralja e Shën Dhimitrit.

Protesta është organizuar për heqjen e murit rrethues te Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Protestuesit kanë kërkuar që të respektohet marrëveshja qeveri-Kishë.

Rrethimi me kangjella i Katedrales së Kishës Autoqefale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është hequr pasi kjo hapësirë do të shndërrohet  në një rrugë kalimi për këmbësorët dhe në ambient publik. 

Top Channel