Vlorë, vret me thikë kushëririn për pronat

08/03/2015 00:00

Një 50-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së dielës në Selenicë të Vlorës, teksa viktima është identifikuar si Ferdinand Mitro.

Nga sulmi me thikë atij i janë shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë edhe pse është drejtuar menjëherë për në spitalin rajonal të Vlorës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe brenda një kohe të shkurtër kanë identifikuar dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Spiro Mitro, kushëriri 45-vjeçar i viktimës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të Selenicës, jashtë një lokali, ku dy kushurinjtë kanë debatuar për çështjen e një toke dhe në gjaknxehtësi e sipër, Spiro Mitro ka nxjerrë thikën dhe ka goditur kushëririn e tij, i cili ka humbur jetën në spital nga plaga e marrë në organet jetësore.

Top Channel