Lëvizjet “fatale” të WWE-së të kryera ndaj vajzave

08/03/2015 00:00

Një video e një të riu që ekzekuton disa “lëvizje përfundimtare” të keçistëve ndaj një femre ka tërhequr mbi 10 milionë klikime në Youtube në vetëm 5 ditë.

Në klipin dy minutësh (të cilin mund ta shikoni duke klikuar këtu) Joe Weller imiton kapjet e sportistëve të famshëm të WWE-së (World Wrestling Entertainment) si Randy Orton, John Cena apo Batista.

Këto lëvizje ai i bën në pishinë duke përdorur si “viktima” binjaket Vanessa dhe Veronica Merrell.

Edhe pse është bërë shumë i famshëm, videoja ka shkaktuar polemika pasi komentuesit e shohin klipin “të rrezikshëm dhe të dhunshëm ndaj femrave”.

“Asaj vajze mund t’i kishe thyer qafën”, thotë një nga komentuesit.

Top Channel