Aksident në Levan-Tepelenë, vdes 65-vjeçari

08/03/2015 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kafaraj, ku 65-vjeçari Selman Metaj me motor dhe Bushi Avdiaj me një makinë tip Audi po udhëtonin në drejtim të Levanit.

Motoçikleta është goditur në pjesën e mbrapme në kohën kur drejtuesi i saj tentoi të merrte një kthesë për të dalë në anën e djathtë të rrugës. Nga përplasja, 68-vjeçari Metaj u plagos rëndë dhe humbi jetën në spitalin e Fierit.

Drejtuesi i mjetit, Bushi Avdiaj, është ndaluar nga policia. Kjo e fundit po heton për rrethanat e aksidentit. Burime nga Policia Rrugore thanë se viktima e këtij aksidenti po shkonte drejt tokave në pronësi të tij që ndodhen shumë pranë vendit të aksidentit.

Autostrada Levan-Tepelenë ka një frekuentim të lartë nga fermerët e zonës të cilët shkojnë drejt tokave bujqësore nëpërmjet këtij segmenti rrugor.

Top Channel