Prokuroria përball Doshin me Frrokun për thëniet kontradiktore

08/03/2015 00:00

Deputeti Tom Doshi do të përballet me kolegun e tij Mark Frroku në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me dëshmitë e dhëna javën e shkuar.

Doshi, në deponimet e tij u shpreh se Durim Bamin, njeriun e pretenduar për të kryer vrasjen e deputetit, e ka njohur nga Mark Frroku. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë për atentatin e pretenduar dhe se është njohur me çështjen vetëm kur ajo është bërë publike.

Deponimet kontradiktore të bëra nga dy deputetët e kanë detyruar Prokurorinë e Krimeve të Rënda t’i rithërrasë edhe një herë tjetër për të dëshmuar të dy deputetët, të hënën në mesditë.

Një thirrje në Prokurori ka edhe për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha. Zoti Berisha do të paraqitet para dy deputetëve në Prokurori.

Top Channel