PD, Vokshi: Gratë shqiptare, viktima të një kryeministri që i urren

08/03/2015 00:00

“Ky 8 mars i gjen gratë në një gjendje të rëndë ekonomiko-sociale, pasojë e keqqeverisjes së vendit.” Kjo deklaratë është bërë nga deputetja dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, gjatë një aktiviteti me gratë demokrate në Durrës.

Vokshi tha se gratë mbeten viktima të kësaj qeverisjeje, e cila drejtohet nga një kryeministër që ushqen vetëm urrejtje për gratë, i denigron dhe i shkel te drejtat e tyre.

Në emër të Selisë Blu, Vokshi deklaroi se në zgjedhjet lokale të këtij viti Partia Demokratike do të kandidojë më shumë gra dhe vajza. 20% e kandidatëve për kryetarë bashkie do të jenë gra, ndërsa përfaqësimi i gruas në Këshillat Bashkiakë do të jetë në masën 50%.

Deputetja Vokshi përfitoi nga kjo ditë për t’i bërë thirrje të gjitha grave të marrin pjesë në protestën masive, që do të organizohet më 12 mars, kundër qeverisjes së kapur nga krimi e që prodhon skamje e pasiguri për gratë e familjet shqiptare.

Top Channel