Isa Mustafa, të hënën në Tiranë

08/03/2015 00:00

Isa Mustafa do të zivitojë për herë të parë Tiranën si kryeministër i Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e hënë për një vizitë zyrtare dhe pritet të takohet me krerët e shtetit.

Me anë të një njoftimi për mediat, Zyra e Shtypit e Presidencës bën të ditur se takimi mes Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, dhe kryeministrit të Kosovës do të zhvillohet të hënën, në orën 10:00.

Top Channel