SHBA, kujtohet 50-vjetori i marshimit të madh

08/03/2015 00:00

Barak Obama e shënoi 50-vjetorin e marshimit të të Drejtave të Njeriut në Selma të Alabamës me një homazh për heronjtë që morën pjesë në të.

Presidenti amerikan mbajti një fjalim në kujtim të asaj që njihet si “E diela e përgjakur” e 7 marsit 1965, kur forcat e sigurisë sulmuan demonstruesit me ngjyrë në këtë qytet.

Sipas Obamës, tubuesit ishin frymëzim për miliona njerëz të tjerë, të cilëve u dhanë kurajë. Për shkak të veprimeve të tyre, dyert e mundësive u hapën jo vetëm për afro-amerikanët, por për çdo qytetar amerikan, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Pesë dekada më parë, qindra protestues me ngjyrë që kërkuan të drejtën e votës u sulmuan nga policia. Pamjet e dhunës revoltuan kombin dhe e përqendruan vëmendjen e tij tek mohimi i kësaj të drejtë për miliona afro-amerikanë.

Top Channel