Një vendim i vështirë në “Big Brother”

08/03/2015 00:00

Zaida dhe Edisoni, që u shpallën liderët e parë të shtëpisë në “Big Brother”, duhet të marrin sot një vendim shumë të rëndësishëm.

“Big Brother”, mbrëmë në natën e parë ‘live’, u ofroi atyre mundësinë për të fituar para.

Ata janë përballë 3 zgjedhjeve, dy prej të cilave mund t’i lënë banorët pa ushqim në shtëpi, ndoshta edhe një javë.

Zaida dhe Edisoni do ta marrin sot këtë vendim: në orën 20:00, live në kanalet e “Digitalb” që transmetojnë 24 orë gjithçka ndodh në shtëpinë e “Big Brother”.

A do t’i lënë ata banorët pa ngrenë? A do tregohen të fortë apo të dobët përballë këtij vendimi? Kjo është çështja që vendoset sot, live…. ndiqini në “Digitalb”.

Top Channel