Pastrimi i minave në Kolumbi, “Fark” pranon të bashkëpunojë me qeverinë

08/03/2015 00:00

Rebelët e Farkut kanë pranuar të bashkëpunojnë me qeverinë kolumbiane për pastrimin e minave tokësore në zonat rurale të vendit, ku kanë luftuar që prej viteve ‘60.

Njoftimi u bë në Kubë ku dy palët ishin angazhuar prej më shumë se dy vjetësh në bisedime paqeje.

Sipas marrëveshjes, rebelët do të ndihmojnë ushtarët të heqin minat dhe të tjerë eksplozivë. Kolumbia konsiderohet si njëri prej vendeve më të minuar në botë. Përgjatë 15 viteve të fundit, prej minave atje janë vrarë apo kanë mbetur të plagosur më shumë se 11.000 vetë.

Top Channel