Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar, “mbreti i klonimit të kartave të kreditit”

08/03/2015 00:00

Blerim Rexhepi, 34 vjeç, i cilësuar nga policia italiane si, “mbreti i klonimit të kartave të kreditit”, është arrestuar.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është tradhtuar nga dashuria për vajzën e tij disa muajshe, e cila e ka bërë që të rikthehej në Itali, ku u arrestua menjëherë nga policia vendase.

34-vjeçari shqiptar akuzohet se ishte pjesë e një bande, të cilët vidhnin të dhënat e kartave të kreditit e më pas boshatisnin bankomatët. Sipas mediave italiane, Rexhepi dhe grupi i tij, kishin arritur të vidhnin deri në 150 mijë euro në 15 bankomatë të ndryshëm.

Top Channel