Ristani-Paloka: Akuzat të PD-së, jo tonat. Rama: Shpifja duhet të marrë fund

09/03/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga akuzat e bëra ndaj
deputetit Arben Ristani në seancën e pajtimit në Gjykatën e Lartë.

Kryeministri i tha gjykates se, nuk pajtohet dhe nuk terhiqet sepse demtimi qe i eshte bere personit te tij, nga deklaratat e Ristanit, pavaresisht se nuk eshte nje problem personal ka demtuar imazhin ne perceptimin e publikut.

Shqiptaret, – i tha gjykates Kryeministri, – duhet te marrin ate qe meritojne nga Gjykata e Larte per akuza qe nuk burojne nga e verteta, por qe jane shpifje ndaj institucionit te Kryeministrise. Une si Kryeminister, – tha ai, duhet te çliroj Kryeministrine nga keto akuza, dhe opinion duhet te njihet me te verteten, duke patur nje gjykim te thelle dhe te pavarur nga Gjykata e Larte.

Deputeti i Partise Demokratike, Arben Ristani u shpreh ne gjykate se nuk ka njohje personale me Edi Ramen dhe ne delakaratat e tij nuk ka patur asgje personale. Ne lidhje me akuzat, zoti Ristani tha se ky eshte qendrim politik i Partisë Demokratike dhe jo mendim i tij personal. Dhe, per keto arsye ai i kerkoi Kryeministrit te terheqe akuzat, edhe pse u shpreh se ne te kundert ekzistojne prova qe provojne qendrimin politik te PD-së dhe jo ate te Ristanit.

Zoti Ristani, si argument ne mbrojte te tij solli deklaraten e SHBA-ve, qe nepermjet ambasades i ka kerkuar zotit Rama dekriminalizimin e Parlamentit dhe ta shohë çeshtjen nepermjet marreveshjes mes pozites dhe opozites edhe ne administraten publike. Ndersa palet nuk u pajtuan shqyrtimi i çështjes do te behet ne 23 mars.

Ne seancen tjeter gjyqesore ndaj deputetit Edi Paloka, Kryeministri eshte mbrojtur nga avokatja Enkelejda Muça, e cila deklaroi para Gjykates se, ‘deklaratat e bera ne 7 janar te 2015-es, shkelin parimin kushtetues per mbrojtjen ndaj cenimit te personit. Te gjitha deklarata e bera jane goditje dhe sjellin perceptim te gabuar per personin, te cilit i drejtohen, sepse ketu cenohet nderi subjektiv qe ka personi’, ka sqaruar’ajo perpara trupit gjykues.

Edhe zoti Paloka u shpreh se deklarata eshte zyrtare e PD-së dhe jo personale e zotit Paloka. Avokati mbrojtes i zotit Paloka, nga ana tjeter tha se, PD qendron e bindur per te gjitha deklarata qe ka bere ndersa sjellja e çështjes ne Gjykate te Larte nga ana e Kryministrit eshte intimidimi i deputetëve te PD-se dhe mohim i lirise se shprehjes se opozites. Mbrojtja e Palokes kerkoi mosfillimin e procedimit penal, ndersa Gjykata vendosi ta shtyje vendimin.

Në seancën tjetër, mësohet se avokati do të paraqesë provat në seancën e radhës.

Ne dalje te Gjykates, Kryeministri Rama deklaroi se nuk njeh akuza partie, por situata e shpifjes duhet te marre fund.

“Unë nuk njoh akuza në emër partie, unë njoh akuzues, që kanë marrë përsipër të ushqejnë veten duke jetuar si një shpifës profesionist, por edhe të helmojnë publikun, duke e përmbytur përditë me shpifje nga më monstruozet. Besoj është koha që të gjithë së bashku të bëjmë një betejë të paepur për t’i dhënë fund, një historie të shpifur që vazhdon prej vitesh”, tha Rama.

Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka më vonë u shpreh për mediat pas seancës së të hënës, Kryeministri po përpiqet me çdo kusht të legjitimojë inkriminimin e administratës shtetërore, duke filluar nga Parlamenti dhe së dyti, t’u mbyllë gojën jo vetëm mediave por edhe opozitës.

‘E gjithë çfarë po ndodh në sy të opinionit publik, synon vetëm kaq. Tashmë besoj se gjithë qytetarët shqiptarë janë të vetëdijshëm për lidhjet që kjo qeveri ka me krimin. Çdo ditë e më shumë janë faktet publike që e vërtetojnë këtë. Kryeministri është koka e kësaj qeverie, është koka e lidhjes të kësaj qeverie me krimin. Absolutisht duke filluar që nga afera më e fundit, që duket qartazi se kemi të bëjmë me një kupolë mafioze dhe jo me një kupolë të një shteti normal, flas për çështjen e quajtur tashmë “Doshi”. Duket se të gjitha përpjekjet e kësaj qeverie, të këtij kryeministri shkojnë vetëm për mbulimin, për mbylljen e çështjes, ashtu siç është bërë për 6 muaj me rradhë dhe në vazhdim. Pra, edhe njëherë e përsëris, kemi të bëjmë tashmë me një fakt të njohur botërisht që kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe absolutisht nuk mund ta ndryshojë këtë asnjë vendim apo asnjë qendrim të kujtdo tjetër”, shprehet Paloka.

Top Channel