Brazil, babai rreh për vdekje pedofilin që i ngacmonte vajzën në Whatsapp

09/03/2015 00:00

Një pedofil i cili kërkon mëshirë për jetën e tij në një video të postuar në Liveleak, shihet i rrahur keqazi nga babai i një vajze 11-vjeçare, të cilën pedofili kishte 3 muaj që mundohej ta joshte me anë të mesazheve në Whatsapp.

Por, 23-vjeçari nga Goiasi i Brazilit, nuk e kishte kuptuar që shumicën e kohës po fliste me babain e saj, i cili u hakmor në mënyrën më brutale të mundshme.

Në pamjet filmike, burri me buzë të fryrë dhe i mbuluar me gjak, dëgjohet duke premtuar se kurrë më nuk do e kontaktojë vajzën e mitur. Më pas, kamera largohet nga fytyra e viktimës dhe dëgjohen të ulëritura.

Pedofili është gjetur i vdekur mes shkurreve tre ditë më vonë.

Top Channel