Doshi e Frroku, ballafaqim para prokurorëve. Frroku: Asnjë dijeni për komplotin

09/03/2015 00:00

Tom Doshi la pas krahëve eskortën e sigurisë që e shoqëronte për t’u
ballafaquar në mesditë me deputetin Mark Frroku, i cili ndërkohë kishte
hyrë në organin e akuzës dhjetë minuta para mikut e kolegut të tij.

Te dy zgjodhën dyer të ndryshme për të kaluar pragun e akuzës e po ashtu edhe dalje të ndryshme, ndoshta një mënyrë e mirë kjo për t’ju shmangur njeri – tjetrit.

Deputeti Doshi ka insistuar para prokuroreve se ishte vene ne dijeni nga Mark Frroku per planin qe po organizohej kunder jetes se tij, version i cili eshte kundershtuar nga Frroku. Ne nje moment,- thane burimet, – Doshi e ka akuzuar tashmë mbase ish-mikun e tij se nuk po thoshte te verteten. Pas gati dy oresh balle perballe me Frrokun, Tom Doshi preferoi ta lere te pazbuluar sekretin e hetimeve, te nisura per vepren vrasje e mbetur ne tentative.

“Nuk kam asnjë koment, për arsye hetimi nuk jap shpjegime”, tha pas daljes nga Prokuroria, Tom Doshi.

Mark Frroku tha vetem nje fjali teksa po hipte ne makine, se i qendron deklarates se dhene ne daten 6 mars, çka do te thote se Frroku ka mohuar ta kete vene ne dijeni deputetin Tom Doshi per nje plan te mundshem vrasjeje kunder tij. Nderkohe me heret, para grupit te hetimit  u ul per te dhene deklaraten e tij edhe deputeti demokrat Mhill Fufi, emri i te cilit doli ne skene nga Tom Doshi se edhe ndaj tij ishte diskutuar per komplot. Por edhe Fufi tregoi respekt me ane te heshtjes, si gjithe zyrtaret e tjere te thirrur, duke mos treguar se çfare kishte rrefyer ne Prokurori.

“Nëpërmjet medias e kam dhënë njëherë një deklarate dhe i kam qëndruar asaj deklarate. Ta lemë drejtësinë të bëjë punët e veta”, tha Fufi.

Prokuroria shprehet ne rruge jo zyrtare se do këqyre edhe pamjet filmike te nje ambienti publik ne te cilin doshi tregon se ka takuar Frrokun ku edhe eshte njoftuar per planin kriminal. Po ashtu me shume mundesi, thane burimet, do kerkohen edhe tabulatet telefonike te te dyve. Nderkohe i kontaktuar nga Top Channel, Frroku theksoi se, ‘me deputetin Doshi ka folur ne telefon 20- 30 here ne dite dhe se Doshi  mund te thote ç’te doje e te kerkoje ç’te doje, por une i qendroj versionit tim. S’kam asnje dijeni per kete ngjarje”.

Top Channel