Di Caprio-Rihanna, film së bashku?

09/03/2015 00:00

Rihanna mendohet se së shpejti do të interpretojë në një film së bashku me Leonardo Di Caprion, aktorin me të cilin mendohet se ka një lidhje intime.

Është Leo ai që i ka dhënë mundësinë këngëtares së famshme për të qenë pjesë e filmit të tij të ardhshëm ‘The Crowded Room’. 40-vjeçari do të luajë rolin e kriminelit skizofrenik Billy Milligan në këtë film dhe 27-vjeçarja mendohet se do të marrë rolin e njërës prej viktimave të tij.

Një burim tha për ‘Daily Mirror’: “Leo po punon intensivisht për projektin e tij të ri dhe mendon se Rihanna do të ishte e përshtatshme për filmin. Leo ka sugjeruar rolin e njërës prej viktimave, por ka shumë role të tjera që Rihanna mund të interpretojë.”

Top Channel