Hapja e dosjeve, Xhafa: Nisma civile të prezantohet nga deputetët

09/03/2015 00:00

Kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa deklaroi këtë të hënë se nisma ligjore e ndërmarrë nga shoqëria civile për hapjen e dosjeve duhet të prezantohet nga dy deputetë të cilët e kanë përkrahur atë, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Zoti Xhafa tha se kërkesa e deputetes Doda, që kjo nismë ligjore e shoqërisë civile të prezantohet prej vetë atyre, është antikushtetuese.

Pak ditë më parë, nisma e qeverisë për hapjen e dosjeve u prezantua në komisionin e ligjeve nga ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.

Kjo nismë u mbështet edhe nga OSBE, e cila në një raport mbi dy nismat deklaroi se ajo e shoqërisë civile, e cila mbështetet tek lustracioni, bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe si e tillë nuk mund të zbatohet.

Top Channel