Dëmtimi i tmerrshëm i mesfushorit të Chievos
09/03/2015 00:00
Sfida Chievo-Roma nuk do të harrohet lehtë nga mesfushori i vendasve, Federico Mattiello. Ishte minuta e 16 kur futbollisti 19-vjeçar pas një kontakti të ashpër me mesfushorin Radja Nainggolan pësoi një dëmtim të tmerrshëm.
Futbollisti i Chievos theu këmbën dhe la fushën me barrelë.
Mattiello është operuar dhe pritet që të rekuperohet pas rreth 7 muajsh.
Top Channel