Krimi në Shkodër, fëmijët jetimë të çiftit, në kujdestarinë e të afërmve

09/03/2015 00:00

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku shtetasi Pal Isufaj u vetëvra, pasi
kishte ekzekutuar gruan e tij, tre fëmijët minorenë të çiftit tashmë
jetimë, janë marrë në kujdesin e të afërmve të kryefamiljarit.

Tre fëmijët janë marrë nga disa kushërinj të shtetasit Pal Isufaj dhe mbahen larg shtëpisë, e cila ka hapur dyert e mortit.

Ndërkohë një grup i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër ka ofruar ndihmë për tre fëmijët, por sipas burimeve nga kjo drejtori mësohet se tre fëmijët do të qëndrojnë nën kujdesin e të afërmeve të tyre.

Pal Isufaj qëlloi të dielën paradite gruan e tij Dorina Isufaj dhe më pas qëlloi dhe veten e tij, duke  e mbyllur në mënyrë tragjike me një krim të dyfishtë jeten bashkëshortore dhe duke lënë pas tre fëmijë dy vajza dhe një djalë, ku fëmija më i madh është vajza 11 vjeçe dhe fëmija më i vogël është djali 3 vjeç.

Top Channel