Seanca e mbrojtjes e Kostandin Xhuvanit

09/03/2015 00:00

Sot u zhvillua seanca e mbrojtjes e Kostandin Xhuvanit, i akuzuar për vrasje të katërfishtë.

Xhuvani ka kërkuar një gjykim të drejtë dhe që të merren parasysh rrethanat në të cilat ka kryer krimin.

Vendimi pritet të jepet nesër në orën 10:00. Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Kostandin Xhuvanin, i akuzuar për vrasjen me dashje të 4 personave në një lokal nate disa muaj më parë në kryeqytet.

Më herët, Xhuvani ka kërkuar gjykim të shkurtër, duke bërë që automatikisht t’i ulet një e treta e dënimit, pra duke i shpëtuar në këtë mënyrë dënimin me burg përjetë.

Konstandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e Arbër Demirajt, Edison Jahos, Enea Xhaji dhe italianit Giampaolo Azzolo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 4 nëntorit, në një lokal nate, në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Top Channel