Basha: Kapja e shtetit, pasiguri për qytetarët

09/03/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se kapja e shtetit
dhe promovimi i personave me precedent kriminal deri në nivelet më të
larta të qeverisjes ka prodhuar pasiguri të lartë për jetën e
qytetarëve.

“Ditët e fundit opinioni publik është tronditur nga akuzat që vijnë nga radhët e mazhorancës për skenarë me larje hesapesh dhe vrases te paguar që implikojnë drejtpërdrejt kreret e shumices. Kjo situatë dhe sjellja e mazhorancës në raport më të inkriminuarit por dhe me procedurat antiligjore dhe antidemokratike të ndërmarra prej saj në këtë një vit e gjysëm kanë sjelle  kthim pas në të gjitha reformat dhe standardet demokratike të arritura deri në këtë moment, rrënim të ekonomisë,rritje të varfërisë dhe pasigurisë, rritje galopante të korrupsionit dhe kanezhbërë besimin e qytetarëve për të ardhmen çka e dëshmon dhe niveli i shtuar i emigrimit dhe dëshirës për t’u larguar nga vendi”, mësohet se ka deklaruar Basha, në një takim zhvilluar këtë të hënë me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe numrin dy të kësaj Qeverie, Hashim Thaçi.

Sipas njoftimi për media shpërndarë me këtë rast, Partia Demokratike mbetet thellësisht e vendosur për të çrrënjosur së bashku me qytetarët shqiptarë këtë fenomen, duke theksuar kështu çështjen e protestave që nisin këtë të enjte.

Top Channel