Rama pret sërish Llallën në Kryeministri

09/03/2015 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi pasditen e së hënës një takim në Kryeministri me shefin e ekzekutivit, Edi Rama.

Takimi, që zgjati disa minuta,vjen në një kohë kur të gjithë personat që dyshohet të kenë patur dijeni për ekzistencën e një komploti për eliminimin fizik të Tom Doshit, po dëshmojnë pranë organit të akuzës.

Ende nuk dihet zyrtarisht për cfarë është diskutuar, por të gjitha gjasat janë që mes Llallës e Ramës të jetë folur për rrjedhën e ngjarjeve që mori çështja “Doshi”.

Kjo është hera e dytë që Rama takohet me Kryeprokurorin në Kryeministri. Herën e parë, bashkë me ta ishte edhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
 

Top Channel